TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çmenduria me fenomenin "Luiz Ejlli" ka kapluar edhe emisionin e lajmeve në televizionin publik që paguhet me taksat e shqiptarëve. Spikerja e RTSH, Eri Muco, para se të niste leximin e lajmeve, bëri një deklaratë të papritur në mbështetje të Luiz Ejllit, konkurrentit të "BBV".
Në një video që po qarkullon në rrjet, ajo shihet teksa duke hapur edicionin informativ thotë: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”, dëgjohet të thotë spikerja për këngëtarin nga Shkodra që brenda shtëpisë së BBV-së është dalluar si intimidues dhe bullizues i femrave.
Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.