LIFESTYLE, 14 Shkurt 2022, 14:30

Habit Beniada Nishani: Fifi nuk duhet të ishte në Big Brother VIP

Habit Beniada Nishani: Fifi nuk duhet të ishte në Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë mbetur vetëm katër banorë, Einxhel, Ilir, Beniada dhe Donaldi, finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit.

“Vëllai i Madh” u ka krijuar banorëve mundësi për të kaluar sa më mirë kohën, duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njeri-tjetrin.

Ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit. Teksa radha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Modelja është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj.