TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari Blero Muharremi, u është përgjigjur komenteve të shumta në rrjetet sociale lidhur me dasmën e tij të tretë, e cila u mbajt mbrëmjen e 12 janarit.
Blero dhe partnerja e tij Eronita i dhanë fund beqarisë me një dasme të madhe dhe qindra të ftuar.
Por, përveç urimeve për çiftin, nuk munguan as komentet tallëse për Bleron, për faktin që kjo është dasma e tretë që ai bën. Kujtojmë se më herët ai ka qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë, po ashtu edhe me Afrona Dikën.
Komentet e ndjekësve ishin të tipit “uroj të jetë torta e fundit”, “si nuk përton, gjithë këto martesa”, “nuk paska punë tjetër veç të martohet e ndahet”, etj.
Blero ua ka kthyer përgjigjen komentuesve përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shfaqet duke kërcyer mes dasmorëve.
“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”, shkruan ai në një foto nga dasma.







