TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biletat për Konkursin e Këngës në Eurovision, që këtë vit mbahet në Vjenë, janë shitur në kohë rekord, me pothuajse të gjitha 90 mijë biletat që u blenë brenda pak minutash, njoftuan sot organizatorët.
”Biletat për Finalen e Madhe u shitën për vetëm 14 minuta, ndërsa biletat për të gjitha shfaqjet e tjera u përthithën brenda një ore”, bëri të ditur Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).
Në total, gjatë javës së Eurovisionit zhvillohen nëntë shfaqje, përfshirë dy prova gjenerale përpara çdo transmetimi live.
”Çdo biletë e mbetur, për shembull nëse delegacionet kombëtare nuk i shfrytëzojnë të gjitha kuotat e tyre, do të hidhet sërish në shitje në një datë të mëvonshme”, tha EBU.
“Reagimi ka qenë fenomenal”, deklaroi drejtori i Eurovisionit, Martin Green, në një komunikatë.
“Të shohësh që çdo shfaqje shitet kaq shpejt është një kujtesë e fuqishme për atë që përfaqëson Konkursi i Këngës në Eurovision , gëzim, bashkim dhe përvojë të përbashkët, në një kohë kur këto vlera janë më të rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.