LIFESTYLE, 13 Janar 2026, 19:49

Këngëtari shqiptar humb të motrën në moshë të re, dedikimi prekës: Na këpute shpirtin!

Këngëtari shqiptar humb të motrën në moshë të

Këngëtari shqiptar Marsel Selita ka humbur të motrën në moshë të re.

Ka qenë vetë këngëtari që e ka bërë me dije lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë edhe një foto të së motrës.

“Qofsh e xhenetit, na ke këputur shpirtin motra ime”, ka shkruar ai krahas fotos.

Marsel Selita është një nga emrat më të njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për zërin dhe energjinë në skenë.