LIFESTYLE, 9 Shtator 2025, 19:58

“E çuditshme që po filmojmë skena s*ksi së bashku!”- Sam Worthington flet për raportin me aktoren Zoe Saldana: E kam si motrën time!

“E çuditshme që po filmojmë skena s*ksi së

Edhe pse në ekran Sam Worthington dhe Zoe Saldaña luajnë çiftin në universin kinematografik të Avatar, në jetën reale lidhja e tyre është më shumë si ajo midis vëllezërve e motrave.

Miqësia e tyre numëron rreth dy dekada, që prej fillimit të bashkëpunimit për këtë franchise të njohur të James Cameron, me aktorin 49-vjeçar që ka pranuar se lidhja e tyre e fortë e bën të ndihet disi e çuditshme kur xhirojnë skena romantike së bashku.

“Është si motra ime. Është shumë e çuditshme të luajmë skena dashurie bashkë,” tha ai në një intervistë për revistën PEOPLE gjatë Festivalit të 50-të të Filmit në Toronto.

Sam Worthington nuk i fshehu as krenarinë për çmimin Oscar që fitoi shoqja dhe kolegia e tij në kategorinë Aktore në Rolet Mbështetëse më Mars, për performancën e saj në filmin Emilia Pérez.

“Isha jashtëzakonisht krenar,” tha aktori australian. Madje kujtoi se para ceremonisë i kishte dërguar një mesazh Zoe Saldañas: “Po, kjo është! Të shkojmë!” shkroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Saldaña kishte punuar jashtëzakonisht shumë për këtë sukses.

“Ka punuar shumë, si në set ashtu edhe jashtë tij. Mendoj se e meriton çdo gjë. E dua shumë,” shtoi aktori.

Sam Worthington dhe Zoe Saldaña janë shokë prej rreth 20 vitesh, që nga momenti kur u takuan rastësisht në një bar hoteli në 2006, para se të nisnin provat për Avatar.

Siç kishte treguar aktori në një intervistë të mëparshme: “I kërkova James Cameron të takoja aktoren që donte për rolin e Neytiri, sepse do më ndihmonte të merrja vetë rolin. Takova Zoe, ajo dukej se u mahnit nga unë, por më pas zbulova që nuk po kuptonte asgjë nga ajo që po thosha për shkak të theksit tim.”