LIFESTYLE, 12 Shtator 2022, 12:39

FOTO/ Në përvjetorin e tyre të martesës, Vesa Luma i dedikon fjalët më të ëmbla Big Bastës

FOTO/ Në përvjetorin e tyre të martesës, Vesa Luma i dedikon

Rreth shtatë vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë ‘Po’ përgjithmonë njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të veçantë për ta, këngëtarja ka rikujtuar çastet më të bukra në ceremoninë madhështore të cilën e organizuan në kalanë e Lekurësit në Sarandë.

Vesa ka publikuar mjë pjesë të klipit të dasmës së tyre ku krahas saj bëri dedikimin e ëmbël për Big Bastën:

“Gezuar pervjetorin, dashuria ime shume krenare per ne, per vendimet tona, sakrificat e sfidat qe i tejkaluam me shume dashni duke e vendosur te paren -familjen tone te vogel e te lumtur. Te dua shume”.

Çifti i famshëm shqiptar tashmë prej vitesh janë larguar nga Shqipëria si dhe nga tregu muzikor. Dyshja është shpërngulur në Zelandë të Re.

Ata janë prindër të një djali, i cili quhet Lian dhe videot që këngëtarja publikon në rrjete sociale të vogëlushit, e tregojnë qartë talentin e tij në muzikë.