LIFESTYLE, 9 Shtator 2022, 09:47

VIDEO/ Rikthimi i Dua Lipës në turin e saj botëror kishte shumë lot dhe veshje ikonike

VIDEO/ Rikthimi i Dua Lipës në turin e saj botëror kishte

Dua Lipa është rikthyer në turin e saj “Future Nostalgia”, që mban të njëjtin emër si albumi i saj i publikuar dy vite më parë. Turi botëror i artistes nisi më 9 shkurt të këtij viti në Miami dhe pritet të përfundojë më 16 nëntor në Perth.

Por, për një periudhë kohore për më shumë se një muaj Dua pushoi duke ndërprerë turin. Gjatë kësaj kohë ajo ishte në Kosovë, ku mori pjesë në “Sunny Hill Festival” dhe më pas bëri disa javë pushime fillimisht në Shqipëri, më pas në Spanjë, mes angazhimeve të tjera të shumta.

Tashmë pushimet kanë mbaruar dhe Dua është ringjitur në skenë. Pjesën e dytë të turit e ka nisur nga Brazili, ku mbrëmjen e djeshme ka performuar në Sao Paolo. E duket se ka qenë një rikthim plot surpriza, ku pikat kryesore, përveç performancës, kanë qenë veshjet dhe emocionet e yllit me origjinë shqiptare.

Fillimisht, Dua nuk ka ndërruar as një, as dy, por plot katër veshje. Veshja e parë ishte kostumi i saj tashmë ikonik dhe identifikues i këtij turi, por këtë herë në një ngjyrë tjetër. E kishim parë në ngjyrën rozë dhe neon fosforeshent, por nga tani e tutje do e shohim në ngjyrën jeshile.

Këngëtarja, 27 vjeçare, nxori edhe një herë në pah format e saj me veshjen që ka qenë një element kryesor në turneun e saj mbarëbotëror. Jumpsuiti i saj është i qëndisur dhe përmban gjithashtu doreza të gjata. Edhe këtë herë Dua zgjodhi të vinte sa më natyrale me flokët e drejtë të lëshuar dhe një makeup minimalist, shoqëruar me një palë vathë argjendi.

 

Veshja e dytë e Duas ishte

një ‘body’ ngjyrë argjend, me rripa. Ajo o shoqëroi këtë veshje me një palë gjysmëçizme po ashtu argjend me shkëlqim. Përpara se të dilte vetëm me ‘body’ ajo u shfaq edhe me një pjesë që i mbulonte vetëm njërën këmbë.

Veshja e tretë skenik e saj ishte një set rozë me shkëlqim, pak a shumë i ngjashëm me veshjen e saj në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë. Seti përbëhej nga një fund i shkurtër që lidhej me dy rripa me pjesën e sipërme që ishte në formë rrjete.

Dhe veshja e fundit, por më ikonikja ishte ky ‘jumpsuit ngjyrë floriri. Tre herë fituesja e çmimit “Grammy” i mahniti të gjithë të pranishmit me këtë veshje. ‘Jumpsuit’ përmbante detaje me shkëlqim dhe disa të çara që theksonin format e saj për tu patur zili. Ajo gjithashtu kishte veshur doreza të gjata teksa veshja përmbante gjysmëçizme të lidhur me ‘jumpsuitin’.

Një tjetër detaj tejet emocionues i mbrëmjes është momenti kur Dua shpërthen në të qara. Pjesëmarrja e madhe dhe dashuria e duartroktijjet që ka marrë nga brazilianët kanë përlotur Duan në mes të skenës. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ajo shihet tek shpërthen në të çara ndërsa iu drejtohet të pranishmëve me fjalë: “Ju dua, ju dua, ju dua”. Publiku nga ana tjetër thërret njëzëri emrin e saj.

Nisje më të bukur nuk mund të kishte për Duan.