LIFESTYLE, 9 Shtator 2022, 12:18

FOTO/ Pas kritikave të Eurovsion, Klaudia Pepa rikthehet në Shqipëri! Ja ku do ta shohim balerinën e njohur

FOTO/ Pas kritikave të Eurovsion, Klaudia Pepa rikthehet në

Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në shtetin fqinj, Itali.

Pepa kryesoi midis shumë pjesmarrësve të tjerë në emisionin shumë të ndjekur në Itali, Amiçi. Por, mesa duket Klaudias “nuk i ndahet” shpirti nga rrënjët e saj, duke u rikthyer në Shqipëri si pjesëtare e jurisë së “Dance with Me”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit “Klan” në Instagram, e cila njofton se balerinën do ta shohim në pozicionin gjykues në emisionin e kërcimit.

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.

Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë.

Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.

FOTO/ Pas kritikave të Eurovsion, Klaudia Pepa rikthehet në