LIFESTYLE, 17 Shkurt 2024, 21:49

Film për konfliktin Palestinë-Izrael/ “No other land”, premierë botërore në Berlinale

Film për konfliktin Palestinë-Izrael/ “No other land”,

Një dokumentar artistik, që përfaqëson të dyja anët e konfliktit Izrael-Palestinë do të shfaqet premierë botërore në Berlin këtë fundjavë.

Basel Adra, një aktivist i ri palestinez dhe Yuval Abraham, një gazetar izraelit, të cilët bashkojnë forcat për të parandaluar dëbimet me forcë dhe prishjen e shtëpive palestineze nga autoritetet izraelite janë në qendër të dokumentarit “No Other Land”.

Filmi është një prodhim kolektiv i Adra dhe Abraham, së bashku me fotografin palestinez Hamdan Ballal dhe kinematografin izraelit Rachel Szor. Ky fundit është jo vetëm producent po ka shkruar tekstin ka bërë regjinë dhe montazhin e filmit.

“Ne duhet të ngremë zërin dhe të mos qëndrojmë në heshtje sikur këtu nuk jeton asnjë qenie njerëzore”, thotë Basel në një moment të trajlerit, ndërsa i duket i padrejtë çdo nocion sipas të cilit palestinezët nuk ekzistojnë si komb ose kanë ndërgjegje kolektive.

“No other Land” ndjek Adra-n ndërsa ai kërkon të kundërshtojë dëbimin e palestinezëve nga komuniteti Masafer Yatta në Bregun Perëndimor.

Në një skenë tjetër, ushtarët izraelitë bastisin fshatin e Adras përzënë ekipin e filmit ndërsa xhirojnë pamje të inkursionit, gjë që bën që imazhi të vijë i deformuar, ndërkohë që një ushtar izraelit bërtet ndërsa përpiqet të arrijë ekipin e xhirimit që po ikën.

“Kë mendon se po filmon, son of the bitch…”

Për shkak se Adra jeton nën pushtimin ushtarak dhe Abrahami jeton i lirë dhe pa kufizime, tensioni mes dy kineastëve shfaqet në trailer.

“Do të ishte mirë të kishte stabilitet një ditë. Pastaj do të vish të më vizitosh dhe jo gjithmonë unë të të vizitoj ty”, i thotë Abraham kolegut të tij kineast në një moment.

"Ndoshta”,- i përgjigjet Adra pa shprehje në fytyrë.

Filmi “No Other Land” do të shfaqet premierë këtë të shtunë si pjesë e programit Panorama të Berlinales.