LIFESTYLE, 13 Shkurt 2024, 19:26

"Nuk e kam fshehur kurrë", Meri Shehu tregon për raportin me vajzën e saj

"Nuk e kam fshehur kurrë", Meri Shehu tregon për raportin me

E la shtëpinë të shtunën e kaluar, pas një rrugëtimi të bukur, ndonëse me uljet dhe ngritjet e veta. Astrologia Meri Shehu, në fakt, nuk e çuditi publikun për atë që prezantoi brenda shtëpisë, përkundrazi, u duk sikur i falte energji të mirë asaj. Ama edhe Meri, si të gjithë banorët e tjerë, shfaqi pikat e dobëta të saj në momente të caktuara. Një prej tyre, edhe mëmësia. Për këtë të fundit, ajo nuk kishte folur në publik apo kishte gjetur mënyrën që ta anashkalonte, gjithmonë duke respektuar të drejtën e së bijës për të mos u bërë personazh, pavarësisht rolit të nënës së saj.

Sot, e ftuar në "Ftesë në 5", Meri u ndal më shumë në raportin e saj personal me vajzën: "Unë kam një vajzë. Ajo është në një marrëdhënie të vetën, jashtë shtetit, ndonëse nuk është aq e madhe sa për t'u martuar. Nuk më ka ndjekur, në fakt, më vjen keq për këtë. Por ajo ka personalitetin e vet dhe as ajo nuk ka dashur të përfshihet dhe as unë nuk kam kam dashur ta përfshij", - tha Meri.

Ajo shtoi më tej se nuk e ka fshehur asnjëherë që ka një vajzë: "Të gjithë e dinë që unë kam një vajzë. Unë kam respektuar dëshirën e vajzës sime. Nuk ka qenë dëshira e saj të bëhet e dukshme, nuk është marrë me punët e mia, ka parë gjërat e veta dhe unë nuk kam pse ta prezantoj, kur s'ka qenë edhe dëshira personale e saj. E kam respektuar këtë dëshirë, por jo se e kam fshur që unë kam një fëmijë. Unë vajzën e kam thënë gjithmonë: "Kam një vajzë, jam shumë e dashuruar dhe e kam të mrekullueshme".

Vajza ka ardhur në jetë nga një martesë, shton Meri, por këto janë gjëra personale, për të cilat ajo nuk do të diskutojë, ashtu siç nuk ka dashur të diskutojë edhe në BBV.

"Është zgjedhje personale. Unë u futa për të treguar më shumë marrëdhënien time me publikun dhe për të më njohur publiku më shumë mua, jo për të njohur pjesëtarët e familjes sime, sepse do ishte e tepërt. Unë doja që në këto 20 vite që unë jam në ekrane dhe kam bërë astrologen profesioniste, ata të njihnin edhe Merin e vërtetë".