TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Albi Nako ka ndarë një pjesë shumë personale të jetës së tij gjatë një bisede me Françeskën në “Big Brother VIP”. Balerini rrëfeu se ai dhe partnerja po provojnë prej 1 viti të bëhen prindër, por pa rezultat.
“Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate, edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin. Kanë djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa.
E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë. Mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike. Ajo e pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç,” -rrëfeu Albi.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP, Albi Nako ka zbuluar se është në lidhje me një vajzë shumë më të re në moshë, e cila është gjithashtu balerinë.