LIFESTYLE, 14 Shkurt 2024, 19:21

Martesa dhe lindja, brenda një dite... Gjergj Kaçinari dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë

Martesa dhe lindja, brenda një dite... Gjergj Kaçinari dhe partnerja

Gjithçka e kanë jetuar në privatësi të plotë, pa rënë në sy të askujt, diskretë dhe të mbyllur për ta shijuar më bukur gjithçka që kishin mes njëri-tjetrit. Por erdhi momenti kur gjërat nuk mund të fshiheshin më. Në familjen Kaçinari, artistëve s'mund t'u shpëtonin "sinjalet" se një bebe po vinte në jetë, ashtu sikundër edhe vetë të rinjtë e kuptuan se erdhi momenti që lajmi i bukur të ndahej me të gjithë.

Të ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", Gjergj Kaçinari dhe partnerja e tij, Tejdi, rrëfyen më shumë për dashurinë e tyre dyvjeçare, për njohjen dhe rrugëtimin e saj të ëmbël... "Më pëlqente, e ndiqja në aktivitetet që kishte, si këngëtar. Edhe njohja jonë ka ndodhur në ambientet alternative, kemi pasur edhe disa njerëz me shoqëri të përbashkët... " - kujton Tejdi.

Ndërsa janë bërë prindër për herë të parë më 2 shkurt, Gjergji dhe Tejdi treguan se djali i tyre, Gregor, ua ka ndryshuar të gjithë jetën - tashmë gjithçka është ndryshe: "Është thjesht "good time" kur bashkohen të gjitha gjërat bashkë, pastaj ndodh me një lloj vrulli dhe një ecurie të pandalshme",- tregon Gjergji.

Por surpriza më e madhe ishte dita e lindjes së vogëlushit. Gjatë 9 muajve, Gjergji dhe Tejdi "nuk kishin kohë" për të bërë një celebrim, ndaj vendosën të kurorëzonin lidhjen e tyre pak para se të shkonin në maternitet: "Kemi edhe një histori të shkurtër këtu. Para se të shkonim në spital, u martuam. Një orë para morëm dëshmitarët dhe shkuam të bënim celebrimin. Ata në maternitet na prisnin, ne me valixhe... Më shumë se gjithçka, na pëlqeu që t'i kishim të dyja bashkë, në një datë, edhe martesën, edhe lindjen".

Martesa dhe lindja, brenda një dite... Gjergj Kaçinari dhe partnerja