TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa duket se po pret në një vend bregdetar Vitin e Ri 2022.
“See ya in 2022”, është postimi i bërë nga ylli i Pop-it në “Instagram” ku ajo shfaqet në rërën e bardhë të një plazhi, të cilin Dua nuk e tregon.
Dua Lipa ka qenë një prej personazheve më të suksesshëm në rang botëror për vitin 2021. “Mbretëresha e Pop”-it shtoi një Gramy dhe dy çmime “Brit” gjatë vitit 2021.
Po ashtu shqiptaria nga Kosova ia doli që të marrë çmimin për “albumin më të mirë” “Future Nostalgia” dhe për “artisten më të mirë”.
Cilat janë planet për 2022-shin? Deri me tani e dimë që ajo do të debutojë si aktore në filmin “Argylle”, një film triler që flet për “spiunin më të madh në botë”. Megjithatë për Duan, më shumë se për këdo vlen ajo shprehja “limiti është qielli”.
