TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një lidhje disa vjeçare, Dua Lipa i ka ndarë rrugët me Anwar Hadid.
Ndarja e tyre shkaktoi bujë dhe u komentua gjatë në media por këngëtarja vetëm tani ka vendosur të flasë vetë, e cila nuk deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj konkret për arsyen pse erdhi ndarja.
“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është që të jem vetëm sepse kështu jam mirë”, ka thënë Dua pas pesë muajsh ndarje.
Ylli me origjinë shqiptare ishte e lidhur me modelin Anwar Hadid, vëllanë e vogël të yjeve të pistave të modës Bella dhe Gigi Hadid, për dy vite para se mediat të shkruajnë që ata janë ndarë në dhjetor.
Por, kryesuesja e top listave, vetëm 26 vjeçare, ka folur me çiltërsi për të qenit vetëm, teksa ajo zbukuron ballinën e revistës Vogue për edicionin e saj të qershorit dhe korrik.
“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz në internet do të thonë ‘Oh Duam shkoi në darkë e vetme, blah blah, e bëjë këtë çdoherë”, ka shpjeguar ajo për Jen Wang.
“Mendoj se kjo është e mahnitshme nëse e bëni gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni të sigurt. Por, ishte një hap i madh për mua. Isha nervoz – si, çfarë do të bëjë? Nuk dëshiroj që të jem në telefonin tim. Dëshiroj të di se a mund të jem me veten time, e kuptoni?”.
“Përfundimisht jam rritur. Në përgjithësi, si në aspektin e zërit ashtu edhe në aspekte të tjera jam më e pjekur”, ka thënë ajo për publikimin e këngëve të reja në ditët e para të pandemisë Covid-19.