LIFESTYLE, 1 Shkurt 2022, 21:30

Beniada zbulon lidhjen me futbollistin e famshëm, ish-kapiten i Milanit dhe lojtar i Juventusit

Beniada zbulon lidhjen me futbollistin e famshëm, ish-kapiten i Milanit

Në Big Brother Vip, të gjithë banorët kanë folur për dashuritë e tyre të kaluara. Përshtypje me historinë e saj bëri Beniada Nishani, e cila zbuloi se ka qenë në një lidhje me një futbollist të famshëm. 

Ajo rrëfeu se ka qenë në një lidhje 7-vjeçare me Mattia De Sciglio-n, dikur kapiten i Milanit, sot lojtar i Juventusit.

“Ishim të lidhur për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem.

Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende”- ka thënë ajo.