LIFESTYLE, 6 Nëntor 2022, 12:14

Anxhela Peristeri i habit të gjithë me deklaratën e saj, këngëtarja pranon publikisht se ka blerë klikime: Nuk jam e vetmja

Anxhela Peristeri i habit të gjithë me deklaratën e saj,

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj së fundmi.

Artistja ka pranuar publikisht se ka blerë klikime për këngët e saj. Sipas saj kjo gjë konsiterohet si një strategji marketingu dhe shtoi se ajo nuk është e vetmja që e bën këtë gjë.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”,- tregoi Anxhela teksa ishte e ftuar në ‘Aldo Morning Show’.

Më tej, Peristeri shtoi se kjo gjë i jep mundësinë këngës që të promovohet. Gjithashtu artistja tregoi se në koncertet e saj ndodh që njerëzit këndojnë në grupe këngë të cilat kanë shumë pak klikime.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube.

Ajo që kam vënë re është se (unë kam dhënë koncerte të ndryshme në shesh) edhe këngët me 200-300 mijë (ndryshe nga ato që janë me 20 milionë apo 30 milionë klikime) njerëzit i këndojnë në grup. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që kënga të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”,– përfundoi ajo.