TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-pronari i kompanisë së Twitter, Jack Dorsey ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pasi i shiti firmën e tij multimiliarderit Elon Musk.
Në një deklaratë të postuar në blogun e tij, Dorsey foli edhe për shkarkimet masive të punonjësve të kompanisë. Ai tha se ata janë të fortë dhe do të gjejnë një zgjidhje, pavarësisht se situata nuk paraqitet e mirë.
“Ata janë të fortë. Gjithmonë e gjejnë një zgjidhje, pavarësisht se situata është e vështirë. E kuptoj që janë të zemëruar me mua. Unë jam përgjegjës për situatën në të cilën ndodhen ata. Unë e rrita jashtëzakonisht shumë stafin e Twitter-it. Jam mirënjohës dhe i dua të gjithë ata që kanë punuar me mua. Nuk pres që kjo të jetë e ndërsjellë në këtë moment dhe e kuptoj shumë mirë” – shkruan ndër të tjera Dorsey.
Sipas BBC, deklarata e tij dukej se miratonte nevojën për shkarkimet e punonjësve. 45-vjeçari Dorsey ka qenë mbështetës për marrjen e drejtimit nga Elon Musk.
Pasi multimiliarderi bleu gjigantin e rrjetit social, ai vendosi që të shkarkojë nga puna thuajse gjysmën e stafit. Musk ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkurtonte fuqinë punëtore të kompanisë pasi firma po humbet më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.