TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-sportistja dhe tashmë influencere e njohur Peixh Spiranak ka rrëfyer frikën e saj më të madhe. Ajo nuk pranon të realizojë asnjëherë një selfie pa make up dhe ky është një kusht i panegociueshëm.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, influencer-ja e golfit tha se njerëzit janë shumë kritikë prandaj rregullohet gjithmonë.
“Njerëzit janë shumë kritikë prandaj unë nuk dal asnjëherë në foto pa u rregulluar tërësisht. Nuk dua t’u jap njerëzve shkas për të folur. Njerëzit janë mësuar të ofendojnë dhe kjo është shokuese dhe e shëmtuar për mua. Gjithsesi, me kalimin e kohës kam mësuar si të mos ndikohem nga komentet negative”, u shpreh 29-vjeçarja.
Peixh është një nga femrat më influente të sportit amerikan pasi në Instagram ndiqet nga 3.7 milionë llogari aktive, ndërsa në Twitter ka rreth 700 mijë ndjekës.