TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një burrë amerikan është deklaruar fajtor për një grabitje në muze, ku ai vodhi një palë pantofla të kuqe rubin të veshura nga personazhi i Judy Garland, Dorothy në “Magjistarin e Ozit”.
Terry Jon Martin besonte se rubinët ishin gurë të vërtetë derisa një ekspert bizhuterish që blinte mallra të vjedhura i tha atij se ato ishin prej xhami.
Avokati i tij tha për Associated Press se klienti i tij, 76 vjeç, tani ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe “po përballet me vdekjen e tij”.
Këpucët janë një ndër katër palët autentike që kanë mbetur nga filmi i vitit 1939.
Personazhi kryesor Dorothy i përplaste këmbët tri herë dhe përsëriste “nuk ka vend si shtëpia” për t’u kthyer nga Toka e Ozit në vendlindjen e saj në Kansas.
Me teminat rubin dhe fjongot me rruaza qelqi, pantoflat e vjedhura ishin një nga disa palët e përdorura nga Garland gjatë xhirimit të muzikalit.
Prokurorët federalë njoftuan padinë e Martinit në maj, duke shtuar se vlera aktuale e tregut të pantoflave ishte rreth 3.5 milionë dollarë.