TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri indian Narendra Modi është udhëheqësi botëror më i ndjekur në Instagram me 14.8 milionë ndjekës.
Ai pasohet nga Presidenti indonezian Joko Widodo (12.2 milionë ndjekës).
Me 10 milionë ndjekës, Presidenti i SHBA Donald Trump është në vendin e tretë. Renditja është publikuar nga faqja Twiplomacy.
Papa Françesku, i cili filloi “udhëtimin” e tij në Instagram, më 19 mars 2016, është në vendin e katërt me 5.7 milionë ndjekës, pak para Mbretëreshës Rania të Jordanisë, Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe me profilit të Shtëpisë së Bardhë mbi 4 milion ndjekës respektivisht.
Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtari i Dubait dhe kryeministri rus Dmitri Medvedev përfundojnë 10 liderët më të ndjekur të botës në Instagram.
/TPZ.AL/