TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka qenë pranë protestuesve në Shkozë në mbështetje të tyre dhe kundër prishjes së banesave pa siguruar strehim dhe dëmshpërblim për ata që preken.
Ai iu ka bërë thirrje banorëve të mblidhen tek kryeministria për të larguar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po sillet si pushtues.
“Nuk ka zgjidhje nëse nuk mblidhen protestuesit pranë kryeministrisë. Ta largojnë atë njeri që po sillet si pushtues. S’ka rrugë tjetër. Lapraka është zona që do goditet më rëndë nga kjo valë prishjesh të këtij kryeministri pushtues”, deklaroi Bumçi nga Shkoza.
Në protestë janë dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Banorët kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i hedh në rrugë, ndërsa kanë rrëfyer tmerrin e kaluar në orët e para të mëngjesit kur është prishur një banesë.