AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 18:01

Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje burrë e grua

Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ndërsa kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në Vloçisht teksa një makinë ka përplasur burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit. Forca policie në vendngjarje vijojnë hetimet.