TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Shkozës në Tiranë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre.
Deputetët e PD janë gjithashtu në protestë në mbështetje të tyre.
“Ne nuk jemi kundër rrugës, jemi pro rrugës, pro çdo gjëje të mirë por jo të na nxjerrë në rrugë. Një shtet i mirë e strehon qytetarin e tij. Më ka ardhur fëmija 3 vjeç në shtëpi obobo ma do na prishin shtëpitë. Të kishit qenë sot në orën 5 të mëngjesit ta kishit parë si e kanë prishur shtëpinë e komshiut. Terror! I kam parë vetë si e kanë ngritur, me copa hekurash. Me gjak, unë qaj për ata fëmijë se i kam parë vetë. I kanë fëmijët moshatarë me të mitë. Kjo nuk është e drejtë”, tha një protestuese.
“Kam dashur të marr gurë e t’u bie por kur i kam parë tre policë duke qarë me lot i thashë vetes ndalu. Vetëm njëri që ishte komandant a nuk e di ai qeshte. Turp të ketë. Kurrë nuk ia harroj fytyrën”, tha një grua tjetër.