AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 17:05

Letra e OSBE për Ramën, reagon ish-ministri: Qenka gjallë, ajo në Vienë se kjo në Tiranë...

Letra e OSBE për Ramën, reagon ish-ministri: Qenka gjallë, ajo

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas letrës së OSBE drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.

Përmes një reagimi në Facebook, Manjani thotë me ironi se OSBE qenka gjallë dhe po i kërkon hesap kryeministrit.

“Gjallë qenka OSBE. Por ajo në Vienë se kjo në Tiranë s’nuk…! I paska kërkuar hesap Kryeministrit…”- thotë Manjani, ndërsa ka publikuar edhe letrën e OSBE.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në një letër drejtuar kryeministrit Rama shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje, ndërsa shkruan se nisma mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.