TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, u takua me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Çekisë, Jaroslav Faltýnek.
Në këtë takim, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vende, duke theksuar një inftensifikim të ndjeshëm vitet e fundit.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat. Ju jemi shumë mirënjohës të rinjve çekë për promovimin e bukurive tona natyrore. Mirënjohje për promovimin ndërkombëtar të bukurive të rralla e të panjohura të turizmit tonë malor,” tha Presidenti i vendit tonë.
Meta gjithashtu shprehu idenë e një linje ajrore direkte mes Pragës e Tiranës.
“Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës. Linja ajrore Pragë-Tiranë të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. Do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve,” tha ai.