TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër shtetase është proceduar në gjendje të lirë, në Lazarat pasi në oborrin e shtëpisë kishin mbjellë kanabis.
Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit N.R., 60 vjeç dhe A.B., 59 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat. Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasja Z.H.
Arrestimi i tyre është bërë në vijim të operacionit të policisë së Gjirokastrës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.