AKTUALITET, 22 Shtator 2019, 09:06

A është larguar rreziku i tërmetit? Ja çfarë thotë sizmiologu

A është larguar rreziku i tërmetit? Ja çfarë


Sizmiologu Rrapo Ormeni tha për Report Tv se në orët në vazhdim mund të ketë sërish lëkundje tërmeti në vend.

Por ato do të jenë me një mangnitudë më të ulët se dy lëkundjet e para që u ndjenë në të gjithë vendin.

“Ky ishte një tërmet me mangnitudë të fortë dhe kanë një përsëritje në një hark kohor.

Do ketë sërish tërmete në vend, derisa të vendoset ekuilibri, por lëkundjet do vijnë duke u zvogëluar. Aktiviteti sizmik shoqërohet me lëkundje tërmeti siç ka ndodhur në vitet 60 dhe 70”, u shpreh Ormeni.