AKTUALITET, 20 Prill 2020, 22:57

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë”, shkrimtarja Natasha Lako mesazh prekës: Zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur. Na le para kohe!

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë”, shkrimtarja

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Natasha Lako, e cilëson të parakohshme largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit Rikard Ljarja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, aq shumë i dashur nga publiku.

Me një mesazh prekës, Lako i jep lamtumirën atij që e quan, ‘fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur’.

Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë! Fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur, shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mençur me qëndresën më fisnike. Zë kumbues, i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit, teatrit dhe i penës, i shokëve, i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, shkruan Lako.