AKTUALITET, 20 Prill 2020, 22:28

Humbje e madhe në botën e artit, ndërron jetë regjisori dhe aktori i mirënjohur Rikard Ljarja

Humbje e madhe në botën e artit, ndërron jetë regjisori dhe


Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Ai  ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i  kinemasë  vuante prej kohesh nga një semundje e rendë.

Familja njofton miqtë dhe dashamirësit, se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë. Lamtumira e fundit do të i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit te tij

Familja falenderon stafin mjekesor qe u perkujdes per nje kohe te gjate.

Kush ishte Rikard Ljarja?

Rikard Ljarja lindi në  1 Prill të vitit 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si  aktor  në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudio, Shqipëria e RE. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Si aktor ka interpretuar në këto filma:

Komisari i Dritës – (1966

Dritan Shkaba Duel i Heshtur -(1967)

Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

Perlati ; Plagë të vjetra – (1968)

Naimi; Kur zbardhi një ditë – (1971)

Komisari; Yje të netëve të gjata – (1972)

Xhandari Ndërgjegja – (1972)

Fitimi; Shtigje lufte – (1974)

Rrema Shpërthimi – (1974)

Inxhinjeri; Rrugicat që kërkonin diell – (1974)

Deda; Rrugë të bardha – (1975)

Gaqoja; Në fillim të veres – (1975) etj…

Si regjisor:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)