AKTUALITET, 20 Prill 2020, 22:28

“Qeveria po merr vendime poshtëruese”, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në protesta, sot duhet të jeni në rrugë

“Qeveria po merr vendime poshtëruese”, Berisha thirrje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se, shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, kundër vendimeve që janë marrë nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Berisha, në një lidhje direkte në Syri TV, tha se qeveria dhe kryeministri po marrin vendime që janë poshtëruese dhe diktatoriale.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha të drejtë qytetarëve të protestojnë. Unë ftoj shqiptarët ta konsiderojnë letër të vdekur deklarata skizo të Ramëse të ngrihen në protesta, me maska dhe në distancë sociale. Nëse ka një popull sot në botë që duhet të jetë në rrugë janë shqiptarët. Po u tolerua me këtë mënyrë, njësoj si i ati i Kim Jong Un, do t'iu numërojë lugët. Duhet ngritur ndaj kësaj çmendurie poshtëruese dhe një njeriu që nuk ka moral“, tha Berisha.