TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brenda 24 orëve të kaluara janë raportuar 4,674 raste të reja me koronavirus në Turqi, duke rritur kështu bilancin në gjithsej 90.980. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Reuters shkruan se, 123 persona kanë humbur jetën përgjatë këtyre 24 orëve, duke çuar bilancin e përgjithshëm në 2,140 të vdekur.
Turqia renditet e shtata në botë me numrin e të prekurve me koronavirus, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Duke marrë shkas nga kjo situatë presidenti Recep Tayyip Erdogan tha sot se një orë policore katërditore do të futet në 31 qytete që nga e enjtja, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Erdogan tha se qëllimi i Turqisë është që të sjellë epideminë në një nivel që do të normalizonte jetën pas festës së Fitër-Bajramit në fund të majit, duke shtuar se disa hapa mund të merren para kësaj kohe.