AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 16:48

LAJMI I FUNDIT/ Incidenti në Tiranë, shkëputet ashensori, një i lënduar

LAJMI I FUNDIT/ Incidenti në Tiranë, shkëputet ashensori,

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 ku ashensori ka rënë nga kati i parë në bodrum, e për pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeç e cila ndodhej brenda.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.