TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër shqiptarë drejtojnë katër parlamente të katër shteteve të ndryshme. Gjatë ditës së sotme Turqia ka votuar për kryeparlamentarin e ri, i cili është lindur nga prindër shqiptarë.
Mustafa Şentop u zgjodh me shumicë votash (336 nga 600) në krye të parlamentit turk. 50-vjeçari është i lindur në Turqi nga një familje shqiptare që ka emigruar më herët në Turqi.
Me zgjedhjen e tij si kryeparlamentar, tashmë katër parlamente evropiane drejtohen nga shqiptar.
Şentop drejton parlamentin e Turqisë, Gramoz Ruçi është në krye të parlamentit të Shqipërisë, Kadri Veseli drejton parlamentin e Kosovës, ndërsa Talat Xhaferi është kryetar i legjislativit të Maqedonisë.
Kjo është hera e parë që ndodh që katër shqiptarë të drejtojnë institucionin më të rëndësishëm në katër shtete të ndryshme të Evropës.