AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 15:21

E mbante në kasolle, si u plagos i riu me lëndë plasëse (Emri)

E mbante në kasolle, si u plagos i riu me lëndë plasëse

Janë zbuluar detaje të reja për 26-vjeçarin Vitjan Lluka që u plagos me lëndë plasëse në Gjirokastër.

Sipas Policisë, bariu e kishte vendosur vetë lëndën plasëse brenda kasolles ku qëndronte me bagëtitë.

Shkak për këtë dyshohet një hakmarrje, pasi familja e tij rezulton të jetë në hasmëri të hershme me disa persona brenda fisit Lluka.

Pas plagosjes, i riu është transportuar me helikopter drejt Tiranës dhe po merr ndihmë mjekësore të specializuar.