AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 15:11

U arrestua nga SHÇBA pas denoncimit nga e shoqja, burg për zjarrfikësin “hero”

U arrestua nga SHÇBA pas denoncimit nga e shoqja, burg për

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Lorenc Hatiaj, i cili u arrestuar pak ditë më parë nga SHÇBA, nën akuzën e dhunës në familje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat lajmëroi pak ditë më parë ka arrestuar një inspektor të forcave zjarrfikëse në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj familjarëve të tij.

Burime thonë se zjarrfikësi i vënë në pranga është Lorenc Hatia, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vetë familjarëve. Referuar burimeve zyrtare të SHÇBA, Hatia është arrestuar dhe do të hetohet për dy vepra penale, atë të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Mësohet se prej kohësh, punonjësi i zjarrfikëses ishte i dhunshëm ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa dhuna e ushtuar nuk është vetëm psikologjike, por edhe fizike.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar inspektorin e zjarrfikësve, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. L.H., akuzohet për veprat penale të ‘Torturës’ dhe ‘Dhunës në familje’. Arrestimi u krye, pasi në mënyrë sistematike dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve”, njoftoi SHÇBA.