TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë pasi Kuvendi dorëzoi mandatet e dorëhequra të deputetëve të opozitës tek institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky i fundit ja ka kthyer sërish Kuvendit.
Lidhur me situatën, KQZ i ka dërguar kërkesë Kuvendit për të bërë specifikimin e vakancave pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.
Neni 164 Pika 1 e Kodit Zgjedhor nënvizon shprehimisht se është pikërisht Kuvendi që duhet të njoftojë KQZ-në për krijimin e vakancës. Në mungesë të këtij akti, mbetet për t’u parë nëse KQZ do të rikthejë përsëri topin në zyrat e Kuvendit, gjë që do të vonojë në kohë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.