AKTUALITET, 28 Maj 2018, 10:47

Drejtësia rikthen në burg tre bashkpunëtorët në vrasjen e Marvi Mihalit

Gjykata penale e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e Prokurorit për ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për tre të akuzuarit si bashkpunëtorë në vrasjen e Marvi Mihalit . Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë, nga "moskallëzim krimi", në "vrasje në bashkëpunim", kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata.

Gjyqtarja Shefkije Demiraj ka vendosur të rikthejë në burg Eugen Bitraj, Marsel Alla, dhe Kridens Allën, të cilët sëbashku me Dejvi Bitraj kanë goditur me thikë dhe më pas kanë rrahur deri në vdekje 22 vjeçarin Marvi Mihali, mbrëmjen e 31 Korrikut 2017-të.

Ky vendim, i hap rrugën gjykimit të këtyre tre personave, si bashkëpuntorë  në vrasjen e Marvi Mihalit.

I ati i Marvi Mihalit flet pas vendimit të Gjykatës:


Emisioni “Të Paekspozuarit”, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22 vjeçari, në datë 31 korrik 2017. Në video shfaqet Dejvi Bitraj, i cili e godet me thikë Marvi Mihalin, ndërsa tre të akuzuarit e tjerë, vazhdojnë ta godasin deri sa ai humb jetën.

VIDEO E VRASJES SË MARVI MIHALIT: 

Video e siguruar nga "Të Paekspozuarit", tregon për një plan të mirë organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.


Në emisionin "Të Paekspozuarit", prindërit e Marvi Mihalit rrëfyen vrasjen e djalit të tyre, në mes të Tiranës, pa asnjë shkak dhe asnjë motiv.

“Dora kriminale ma vrau, pabesisht, pafajësisht. Për ne nuk ka më jetë”, thotë Pavllo Mihali, babai i Marvit, të vrarë një vit më parë.

“Ata ngritën kurthin dhe deshën të vrasin. Si mund të vrasësh për një karikues, si mund të rrish me thika në mes të Tiranës. Kush janë ata!?”, thotë nëna e Marvit.

/TPZ.AL/