TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj rezultoi sot pozitive ndaj testit të koronavirusit. 14 ditë më parë gjatë një konference për shtyp, tha se edhe ai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri më tani nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.
Mjeku paralajmëroi se kishte pasur kontake se pacientë të ndryshëm dhe se mund të ishte infektuar pasi rreth 80% e të infevtuarve me covid-19 nuk shfaqin simptoma.
“Ka shpërndarje të shpejtë. Mbani distancë nga njëri-tjetri. Edhe unë nuk e dija, mos jam infektuar. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku duke ndjekur rregullat mund ta fitojnë, njerëzit shërohen,”-paralajmëroi Brataj.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.