AKTUALITET, 21 Mars 2019, 13:33

LAJM I FUNDIT/ Të tjerë “tradhtarë” nga radhët e LSI e PD, ja cilët do marrin mandatin

LAJM I FUNDIT/ Të tjerë “tradhtarë” nga radhët e

Ndërkohë që opozita proteston para Kuvendit, dy kandidatë të tjerë, pjesë e listave shumë emërore të PD dhe LSI janë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Amra Borova, e treta, në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në Shkodër dhe Arben Elezi, i pesti në listën e PD për Elbasanin.

Të dy këta kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.