TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Saimir Tahiri do të përballet sot me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pritet të zhvillohet seanca paraprake dhe të merret një vendim për dosjen e tij.
Së bashku me Tahirin, pjesë e dosjes në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
Sot pritet të jetë përballja e parë e Tahirit me Prokurorinë, e cila e ka marrë Tahirin të pandehur për akuzat trafikut të lëndëve narkotike dhe për përfshirje në grup kriminal.
Avokati i Tahirit ka deklaruar se do të kërkojë pushim të hetimeve, duke pretenduar se klienti i tij, ish-ministri i Brendshëm është i pafajshëm. Ai po ashtu pretendon, se Prokuroria nuk ka prova shtesë, apo ndonjë “as nën mëngë” kundër klientit të tij.