AKTUALITET, 21 Mars 2019, 13:12

PD: Shihni se si policia po përgjon protestuesit/ Video+Foto

Ndërkohë që opozita proteston prej 3 orësh përpara Kuvendit, aty ku ka pasur herë pas here tension e përplasje, vjen edhe një denoncim.

Përmes një videoje dhe fotove, Partia Demokratike thotë se po përgjohen protestuesit nga policia e pozicionuar në pika kyçe.

Janë efektivë të vendosur në pjesën e sipërme të kullave në qendër të Tiranës, ata që sipas PD-së po përgjojnë protestuesit.