AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 22:21

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv nga COVID-19

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. 88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Me vdekjen e 88-vjeçarit mbrëmjen e sotme shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.