AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 20:11

Konfirmohen katër vdekje dhe dy raste të reja me koronavirus në Greqi

Konfirmohen katër vdekje dhe dy raste të reja me koronavirus në

Dy raste të reja të koronavirusit në Greqi u njoftuan të hënën pasdite. Numri i përgjithshëm i rasteve është 2.918, nga të cilat 55.1% janë burra.

Vdekjet në 24 orët e fundit të pacientëve me COVID-19 janë katër, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 179 vdekje.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjeç, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar nga intubacioni është 12. Ndërkohë numri i rasteve gjithsej është 2918.