AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 20:38

Ndodh për herë të parë pas tre muajsh, Spanja nuk raporton të vdekur nga koronavirusi

Ndodh për herë të parë pas tre muajsh, Spanja nuk raporton

Padyshim që ky mund të quhet lajmi më i mirë në këto tre muaj të vështirë. Spanja nuk ka raportuar asnjë të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Ndërkohë, në total numri i të vdekurve ka shkuar në 27,127. Ministria e Shëndetësisë spanjolle ka njoftuar se 71 raste të reja u identifikuan në këto 24 orë, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 239,638.

Kujtojmë se Spanja renditet pas Italisë sa i takon numrit të vdekshmërive nga koronavirusi.