TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Tritan Shehu
Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, Shqiperia edhe gjatë epidemisë Covid 19 është treguar e fundit në Rajon për problemet e mëdha të sistemit tonë shëndetësor.
Vendi i ynë ku akoma nuk është harruar slogani “shëndetësi falas” renditet në bisht për financimin e shpenzimet për frymë popullësie për shendetësinë duke qenë në shifrat 307 $, mbi dy herë nën mesataren e rajonit dhe mbi 10 herë nën atë të vendeve të BE.
Pagesat direkte nga xhepi i pacientëve vazhdojnë të jenë reth 50% të shpenzimeve, më të lartat këto në rajon e rreth 4 herë më të larta se ato në vendet e BE, tregues ky thellësisht anti social dhe e kundërta e spekullimit “Shëndetesi falas”.
Shqipëria ka indeksin e Sigurisë Shëndetësore Globale me të ultin në rajon.
Shqipëria, që më 2013 kishte 1,28 mjekë per 1000 banorë, sot është ulur në nën 1, shifra këto katastrofale 2-3 herë nën vendet e Rajonit e 3-4 herë nën mesataren europiane.
Gjithashtu Shqipëria ka numrin e shtretërve spitalore disa herë më të ulët se kontinenti, rreth 2,1 për 1000 banorë.
Dhe kjo listë mund të vazhdojë gjatë me numrin e specialiteteve, specialistëve, teknologjise në dispozicion, nivelit teknik, gjendjes së shërbimeve të Reanimacionit e urgjencës, etj etj
Të gjitha këto të dhëna të cilat në shumicë po vijne duke u përkeqësuar çdo vit, bëjnë që vendi i ynë të renditet në fund të rajonit e kontinentit edhe për kapacitet e sistemit shëndetesor si dhe për kujdesin ndaj pacientit, me tendencë rritjen e diferencës me vendet e tjera.
Pra jo vetëm që jemi keq, të fundit, por dhe pa asnjë perspektivë afrimi me këto vende duke u thelluar kjo diferencë negative.