TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndiqet një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet me mbi 20 kg mārijuanë. Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram mārijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. U sekuestruan tre celularë dhe 200 euro.
