AKTUALITET, 28 Maj 2019, 22:39

Ish gruaja e njeriut më të pasur në botë, do të dhurojë gjysmën e pasurisë për bamirësi

Ish gruaja e njeriut më të pasur në botë, do të
MacKenzie Bezos, ish gruaja e njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos, ka premtuar se do të dhurojë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi. Ajo do t'u bashkohet miliarderëve si Warren Buffett dhe Bill Gates, në një projekt bamirës.

Pasuria e zonjës Bezos, arrin vlerën e 37 miliardë dollarëve. Ajo mori gjysmën e pasurisë së përbashkët të çiftit Bezos, kur u divorcua nga bashkëshorti pak kohë më parë.

"Përveç aseteve të jetës sime, unë posedoj një shumë parash në disproporcion. Unë do të përkushtohem në vijim ndaj filantropisë. Do të më duhet kohë, punë dhe përkujdesje", u shpreh zonja Bezos në një deklaratë. /TPZ.al/