AKTUALITET, 20 Mars 2019, 09:34

Incidenti në Durrës, Sandër Lleshaj: 3 fatkeq, ithtarë të Haxhi Miletit

Incidenti në Durrës, Sandër Lleshaj: 3 fatkeq, ithtarë

Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj reagoi sot për përplasjen e djeshme me studentët në Durrës, ku këta të fundit e akuzuan se i ka helmuar me gaz dhe nuk ka të drejtë të shkojë gjëkundi, pasi përfaqëson një qeveri ilegjitime.

Në përgjigje edhe të reagimeve në rrjetet sociale, të opozitës, apo edhe vetë ish-kryeministrit Berisha, që tha se Lleshajt në Durrës iu tregua vendi nga studentët, ministri ka sqaruar se ata ishin fatkeq dhe jo studentë, madje të tjetërsuar dhe ithtar partie.

REAGIMI

Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeq nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studentë, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës ?????

Përplasja dje me studentët

Është pritur me protesta nga studentët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka mbërritur pranë Universitetit, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”, ndërsa e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz gjatë protestë.