AKTUALITET, 20 Mars 2019, 09:15

FOTO+EMRAT/ U kapën me 81 kg kokainë, ja çfarë dënimi morën dy shqiptarët në Britani

Pasi janë arrestuar për shkak të trafikimit të drogës ata janë përballur me gjykatën e cila edhe u ka dhënë gjatë ditës së djeshme dënimin.

Haxhi Shehu, 35 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, u dënuan me nga 10 vite burg e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe.

Një vit më parë, më 13 mars 2018, policia gjeti 79 kg kokainë në bagazhin e makinës së tyre tip Ford Focus.

Pas kontrollit me detaje policia zbuloi edhe 2 kg të tjera kokainë, dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Hetuesit vlerësuan se nëse do të përfundonte në treg kjo sasi kokaine do të arrinte një vlerë totale prej 8 milionë paund.